8 dhjetor 2015 – Situata ka dalë jashtë kontrollit. Kryeministria u qëllua me vezë, kudo u hodhën tymuese, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme, në afërsi të të cilit kanë çarë murin rrethues të bunkerit dhe i vunë flakën. Turma e revoltuar kërkon shembjen e bunkerit, por duke u nisur nga përbërja e tij prej betoni, është paksa e vështirë për t’u realizuar. Ata kanë futur dërrasa në brendësi të bunkerit, ndërkohë që flakët vazhdojnë të jenë ende aktive.
Njëkohësisht, protestues të shumtë kanë qëlluar me gurë Ministrinë e Transporteve, Ministrinë e Brendshme, dhe i vunë flakën skelës së Ministrisë së Zhvillimit Urban.
Kështu paraqitet situata deri më tani këtë 8 dhjetor, kur mbushen 25 vjet nga rrëzimi i diktaturës.
/portali DurresLajm/





