Tirana vuan në “Air Albania”, por në fund të 90’ merr një barazim (1-1) që i jep shpres kundër Dinamos së Batumit.
Në tërësi loja ishte e ekulibruar dhe në 45’ e para munguan rastet e rrezikshme.
Në pjesën e dytë Flamarion e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 67, duke ndëshkuar Tiranën.
Në disavantazh Tirana sulmon me forca të shumta, dhe pas zëvendësimeve të trajnerit Shehi, gjeti ekulibrin.
Në frymëmarrjet e fundit të ndeshjes, Regi Lushkja ndezi stadiumin “Air Albania”, duke shënuar një gol të bukur me kokë dhe gjithçka u mbyll 1-1.
Në barazim 1-1, përfundoi edhe ndeshja mes Ararat dhe Egnatias, zhvilluar në Armeni.
Edhe Egnatia, gjeti barazimin në sekondat e fundit të lojës me sulmuesin Duamena.
Ndërkohë Vllaznia u mposht në transfertë nga Linfild me shifrat 3-1.