Supersfida e javës së pestë të Superiores Tirana-Elbasani, u mbyll në barazim 1-1. 

Në “Air Albania”, pati emocione, spektakël, një ndeshje mjaft e bukur, që i pati të gjitha. 

Edison Kola zhbllokoi ndeshjen në minutën e 23’, duke tundur rrjetën me kokë, ndërsa në aksionin e radhës Ze Gomes, vendosi ekulibrin në 1-1 dhe kjo pjesë u mbyll me këto shifrat. 

Në pjesën e dytë loja është më e hapur, por portierët janë protagonist. Në fund Selmani bën heroin duke ndaluar nga 11-m, Mustën dhe gjithçka u mbyll 1-1.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Dinamo City ka regjistruar fitoren e parë, nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, duke mundur Skënderbeun me rezultatin 2-1.

Për blutë shënuan Itodo e Zabërgja, ndërsa për miqtë golin e barazimit të përkohshëm e shënoi Rashica.

Inline image

Ndërkaq Laçi-Partizani, u mbyll në barazim 1-1. Pas këtyre këtyre rezultateve, Elbasani ngjitet në vendin e tretë, me 8 pikë, aq sa Partizani i katërti, Dinamo në vendin e pestë, me 7 pikë, ndërsa Tirana dhe Skënderbeu zënë vendet shtatë dhe nëntë, me nga 5 e 4 pikë.

Inline image