Ditën e sotme disa zona të Tiranës patën ndërprerje të energjisë elektrike për disa, por sipas OSHEE një situatë e tillë do të vazhdojnë edhe gjatë të enjtes dhe të premtes në disa zona në kryeqytet.

Ndërprerjet e energjisë elektrike vijnë si pasojë e punimeve që po kryhen në disa kabina, të cilat po riparohen, pasi kanë shfaqur probleme gjatë aktivitetit të tyre.

Njoftimi i OSHEE:

“Ndërprerja e energjisë vjen si pasojë e ndërhyrjeve në kabinat elektrike. Njoftim për abonentët Tiranë.  Stakim i datës 6-7 qershor. Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 6 dhe 7 qershor do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë.

6 qershor, rruga “Haxhi Hysen Dalliu” pjesërisht, rruga “Mine Peza”

7 qershor, 09:30-15:00

rruga “Mehmet Brocaj”, rruga “Mine Peza”, rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”,  rruga “Eshref Frashëri”, pranë rrugës “Don Bosko”

7 qershor, 09:00-15:00

rruga “Pashko Gjeci” prane Kthesës së Kamzëz, rruga “Skënder Halili” pjesërisht, pranë Casa Italia”– shkruan OSHEE.