Edhe përse vitin e ardhshëm do të shijojë shijen e keqe e të luajturit në një kategori inferiore, Tirana ka mundur që të sigurojë Europln duke mposhtur në finale Skënderbeun, me rezultatin 3-1 pas 120 minutave lojë.
Fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll në avantazh nga bardheblutë që shënuan të parët në Elbasan Arena me sulmuesin Ede' që u tregua i zoti në një zbritje nga e djathta e repartit ofensiv.
7 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Radas barazoi shifrat për “ujqrit e dëborës”, duke e çuar kështu ndeshjen në shtesë.
Shtesë, e cila ka folur vetëm për bardheblutë që shënuan edhe dy gola, në të 104’ shënoi afrikani Nkounkou, ndërsa në të 114’ Merville çoi shifrat në 3-1.
Bardheblutë kanë festuar fitoren e Kupës së Shqipërisë pa mbështetjen e tifozëve, pasi edhe ata pak që ndodheshin në stadium pas shënimit të golit të parë janë larguar në shenjë proteste ndaj presidencës.
Tirana mposht Skënderbeun në Kupë, siguron Europa League
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Malaj takim me ministrin francez, fton për investime në sektorë prioritarë të ekonomisë
“O Zot ma ruaj djalin”/ Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin: Kërkoj falje për…
“Nuk japin informacion!”, Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve: Tejkaluan çdo afat!
“Je zar i Belinda Ballukut bashkë me Zegjinenë”, Çaushi i kthehet Bardhit në Kuvend: O ylli i Fierit, doktori s’të hoqi nga qarku që të mos më bëhej mua qejfi





