Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho ka treguar kazanët e mbeturinave të tejmbushura në disa rrugë të Tiranës.
Xhixho shprehet se Tirana ndodhet në emergjencë mjedisore, dhe se një grup i strukturuar kriminal drejton sot bashkinë e Tiranës.
Postimi i Xhixhos:
Nga grupi i strukturuar kriminal që sot drejton Bashkinë e Tiranës, shëndeti i qytetarëve nuk mund të jetë prioritet, pasi paratë tona po shkojnë për 5D dhe inceneratorin fantazmë. Ndërkohë, Tirana ndodhet në emergjencë mjedisore.