Tabloidi i njohur amerikan “HuffPost” ka vendosur kryeqytetin shqiptar, Tiranën, më listën e saj për destinacionet e 2024-ës, që duhen vizituar.

Në listën e 27 vendeve, HuffPost, rendit edhe Tiranën si një vend që do të jetë trend gjatë pushimeve të ardhshme.

Kryeqyteti shqiptar mbetet ende një destinacion që nuk është shumë i njohur për udhëtarët e huaj, megjithëse me gjasa nuk do të jetë kështu në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse një vend si Tirana mund të jetë destinacioni ideal për ata që kërkojnë diçka ndryshe.

“Një vend si Tirana mund të jetë një destinacion ideal për ata që kërkojnë diçka ndryshe.

Shumica e udhëtarëve ende nuk e kanë zbuluar, por fluturimet dhe infrastruktura funksionojnë shumë mirë dhe ka më pak njerëz në krahasim me destinacionet në trend në Evropë si Italia, Greqia apo Portugalia”, thotë Laura Lindsay eksperte e udhëtimeve.

Plazhet e bukura të Rivierës Shqiptare dhe kostoja më e lirë e jetesës e bëjnë vendin tonë një destinacion perfekt për stinën e verës.

Jo vetëm natyra, por qytetet historike ja vlen që të eksplorohen nga udhëtarët. Gjatë kulmit të sezonit turistik ka një mori aktivitetesh përfshirë ngjarje të shumta muzikore për të rinjtë.