Kryeministri Edi Rama tha se do të vijojnë lehtësimet në zonat e gjelbra, por theksoi se zbutja e masave anti-COVID duket e pamundur në Tiranë dhe në zonat e tjera të kuqe.
Rama u shpreh se është diskutuar mundësia e hapjes së kopshteve dhe çerdheve, publike dhe jo publike, dhe nëse numrat e infeksioneve nga koronaviusi vijojnë me të njëjtin numër, ato do të hapen më 1 qershor.
“Dua të sjellë në vëmendje që masat lehtësuese do të vijojnë, Tirana mbete një problem ende dhe lehtësimi duket i pamundur edhe këtë javë në Tiranë dhe zonat e kuqe, ndërkohë që në pjesën tjetër do të vazhdojmë. kemi diskutuar lidhur me mundësinë për hapjen e kopshteve dhe çerdheve më 1 qershor. Kopshtet dhe çerdhet publike dhe jo publike. Nëse numrat do të qëndrojnë stabël, mund t’i hapim dhe kjo kohë duhet shfrytëzuar për të krijuar kushtet, siç u shfrytëzuar dhe për maturantët. Do të mund të kenë një periudhë tre javore mësimi para maturës. Do të vijojmë lehtësimin e qarkullimit jashtë zonave të kuqe, zgjatjen e mëtejshme të orareve. Kemi parë disa vende që kanë bërë hapa më të shpejtë, do t’i ndjekim me vëmendje se si do ët shkojnë gjërat”, tha Rama.





