21shtator 2015 – Në Ditën Ndërkombëtare pa makina izolohet komplet qendra e Tiranës dhe rrugët kryesore të saj. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, prezantoi aktivitetet që do të mbushin hapësirën e Unazës së Vogël, në sheshin “Skënderbej”, si dhe u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të përdorin mjetet alternative të transportit, veç automjeteve të tyre. Aktivitetet do të nisin në orën 7 të mëngjesit për të përfunduar në 22 të mbrëmjes.

Qarkullimi i automjeteve në datë 22 shtator

Ndalohet qarkullimi i mjeteve në sheshin “Skënderbej” më datë 22 shtator.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:

Në kryqëzimin e rrugës “Ded Gjo Luli” me bulevardin “Zog i I”, drejtim i detyruar djathtas.

Rruga “Ded Gjo Luli”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga bulevardi “Zog i I” deri në rrugën e “Durrësit”.

Në kryqëzimin e rrugës “Ded Gjo Luli” me rrugën “Durrësit”, drejtim i detyruar drejt djathtas.

Në kryqëzimin e rrugës “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas.

Në kryqëzimin e rrugës “Kavajës” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, drejtim i detyruar djathtas.

Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George Ë Bush”, drejtim i detyruar djathtas.

Ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi “Nënë Tereza” – Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas.

Në kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin “Skënderbej” nga rruga e Dibrës do të devijohen në rrugën “Urani Pano”.

Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin “Skënderbej” nga rruga e Kavajës dhe Durrësit do te devijohen në rrugën “Ibrahim Rugova”.

/portali DurresLajm/