Një lajm i keq vjen për kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Kompania ndërkombëtare e analizave për investime financiare dhe të talentit, “Mercer”, ka publikuar raportin e vitit 2017 për “Cilësinë e Jetesës” të qyteteve të ndryshme të botës.

Tirana është renditur ndër 5 qytetet evropiane me cilësinë më të keqe për të jetuar. Por kjo nuk është ndonjë gjë e re, pasi ka që nga viti 2011, që sipas studimit të “Mercer”, Tirana renditet ndër 5 qytetet e para në Evropë me cilësinë më të keqe për të jetuar. Në rang botëror Tirana renditet në vendin e 176-të (nga 231 vende).

Qyteti me cilësinë më të mirë në botë në raportin e vitit 2017 është kryeqyteti austriak, Viena, ndërsa ai me cilësinë më të keqe në botë është kryeqyteti irakian, Bagdati (në vendin e 231-të).

Në raportin për “Cilësinë e Jetesës” të “Mercer: janë analizuar 10 faktorët e mëposhtëm: 

・mjedisi politik dhe social

・mjedisi ekonomik

・mjedisi kulturor

・faktorëqëndikojnëte shëndeti

・shkollat dhe arsimi

・shërbimet publike dhe transporti

・argëtimi

・mallrat e konsumit

・strehimi   

・mjedisi natyror