DURRËS, 2 tetor 2014 – Air Serbia është shoqëria ajrore shtetërore serbe. Ajo është trashëgimtarja e JAT, shoqërisë ajrore të kohës së Jugosllavisë titiste. Në kohën e komunizmit JAT-i ishte një nga shoqëritë e pakta ajrore, që lidhte Rinasin me botën. Në mesin e viteve 2 000 JAT-i i epokës post Milloshevic u rikthye me linjën e tij Tiranë-Beograd, por përveç një veprimtarie të kufizuar spiunazhi nga zyrat me qera në katin e parë të Hotal Dajtit, firma nuk rezultonte me fitime në destinacionin Tiranë-Beograd. Në vitin 2009, firma i ndërpreu fluturimet drejt Rinasit.
Tashmë për herë të tretë Tirana-rilidhet me Beogradin me linjë ajrore. Air Serbia siç duket edhe në foto preu shiritin inagurial të linjës më të re të saj, Linjës Tiranë-Beograd. Shiriti i inagurimit u pre përkatësisht nga Suela Kerri Drejtore kryesore financiare (CFO) e Aeroportit të Rinasit dhe Sllobodan Stamkenovic Drejtor ekzekutiv i operacioneve i Air Serbia-s. Linja Tiranë-Beograd do të mbulohet nga një avion mbi 20 vjeçar me dy helika i markës ATR me kapacitet 62 vende. Linja do të ketë tri fluturime në javë.
Nga burime pranë Kabinetit të kryeministrit Rama saktësohet se kryeministri në vizitën e tij në Beograd 67 vjet pas vizitës së ish-kryeministrit Enver Hoxha te Tito, do të përdorë pikërisht këtë lloj aeroplani të Air Serbia-s, në vend të një avioni modern, komod dhe shumë shik si avioni i klasit “executive Jet”, që u përdor për vizitën në Kinë në fillim të shtatorit.
/gj.th.agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





