Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike në dy ditët e ardhshme.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi se nesër dhe pasnesër, në datat 4 dhe 5 tetor, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.

OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave.

Njoftimi i OSHEE:

Stakim i datës 4-5 tetor

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet, në datat 4-5 tetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë

4 tetor

09:00-15:00, rruga "Sadik Petrela", rruga "Kristo Dako", rruga "Hoxha Tahsim", rruga "Arkitekt Sinani", rruga "Besim Daja", rruga "Ibrahim Buzhiqi".

14:00-16:00, rruga "Naim Frashëri", rruga "Vëllezërit Manasterli".

12:00-14:00, rruga "Halim Xhelo" pjesërisht, pranë Bllokut të Ambasadave.

5 tetor

09:00- 15:00, rruga "Mine Peza", rruga "Fortuzi".

12:00 -15:00, rruga e Kavajës pjesërisht, rruga "Shyqyri Bërxolli" pjesërisht, te Ministria e Emigracionit.