Erbim Fagu zyrtarisht nuk është më pjesë e Tiranës. Klubi bardheblu njoftoi divorcin me trajnerin kryeqytetas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ndërsa e falenderoi për punëne bërë.

“KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu. Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamasë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardh’ e blu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi. Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur! Gjithmonë një vend mes nesh!”, thuhet në njoftimin e Tiranës, që gjithashtu njoftoi divoricin edhe me Endri Vrapin.

“KF Tirana njofton se zv. trajneri Endri Vrapi dhe klubi vendosën me konsensus për të ndërprerë bashkëpunimin. Vrapi u bashkua me Tiranën gjatë këtij sezoni, duke qenë ndihmës trajner, teksa klubi e falënderon për punën dhe kontributin me ngjyrat bardh’ e blu, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij”.

Sa i përket trajneri të ri, Tirana ende nuk e ka gjetur, por është në diskutime me kampionin e botës Massimo Oddo, i cili aktualisht është pjesë e Padova-s. 

Gjithashtu klubi bardheblu është në diskutime edhe me një njohje të vjetër, që për momentin emri mbetet mister, për shkak se ai është nën kontratë me një klub tjetër.