Bashkia e Tiranës dhe qytetarët janë solidarizuar për t'iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Korçë dhe që jetojnë në çadër.

Nga dje, shumë qytetarë kanë sjellë ndihma bazike në shenjë solidariteti për familjet që jetojnë në çadër.

Janë organizuar tri kamionë dhe gjatë ditëve në vijim do të çojnë të tjerë.

Kësaj nisme solidariteti iu bashkua familjarisht edhe Erion Veliaj, kandidati për mandatin e dytë të kryebashkiakut të Tiranës. 

"Ne besojmë në parim një për të gjithë dhe të gjithë për një. Sot ka nevojë për ndihmë Korça, nesër e ka nevojë Tirana. Unë dhe Arjola si prindër të një bebi të vogël kishim merak fëmijët dhe dhurata jonë modeste ishte qumësht, panolina, biberon. Një nga vendimet e Këshillit Bashkiak do të jetë një fond solidariteti për ndërtimin shtëpive", tha Veliaj.

Stenda do të qëndrojë e hapur gjatë ditës dhe secili mund të bëjë një ndalesë dhe të solidarizohet me banorët e prekur nga tërmeti.