Vendimi i qeverisë për të mos lejuar daljen nga banesat prej orës 13:00 të ditës së djeshme ka bërë që rrugët e kryeqytetit gjatë mbrëmjes së shkuar të jenë plotësisht të boshatisura.

Në rrugë ishin të pranishme vetëm forcat e policisë dhe ato të ushtrisë. Policia e Shtetit kërkon nga qytetarët që të zbatojnë rregullat e kufizimit, duke mos qarkulluar me automjete, biçikleta e motomjete.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në të gjitha rrugët e Tiranës e Kamzës.

Punonjësit e Policisë së Shtetit në patrullim për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , si dhe për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të masave kufizuese.

Pika kontrolli nga shërbimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, për zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Respektoni rregullat e kufizimit të qarkullimit me automjete, biçikleta e motomjete .

Respektoni kufizimin e lëvizjes në këmbë, qëndroni në banesë deri të hënën në mëngjes, por edhe më mbrapa respektoni , respektoni , respektoni oraret kufizuese dhe zbatoni këshillat për higjenën.

Ruani largësinë në makete, minimarkete e furra buke, por edhe në rrugë.

Të mbrojmë njëri -tjetrin, të mbrojmë jetën.

Durim e kontribut nga gjithsecili dhe do ja dalim

#respektemirenjohjepernjerezitepunesdhesakrifices