TIRANË, 21 mars 2013 – Edhe policia shkencore shqiptare me teknologjitë e fundit për zbulimin e krimeve.
Buxheti i shtetit i ka akorduar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mjete të konsiderueshme financiare për modernizimin e laboratorit të policisë shkencore.
Këto ditë zhvillohen procedurat e prokurimit për disa pajisje me vlerë rreth 23 milionë lekë për:
– Valixhe gjurmësh për vendngjarje dhe valixhe universale kriminalistike, me fond 3 166 667 lekë.
– Aparate fotografike digjitale me fond 7 800 000 lekë.
– Mikroskop stereoskopik binokular për balistikën me gjithë aksesorë me fond583 333 lekë.
– Pajisje për zhvillimin e gjurmëve papilare me ninhidrinë dhe DFO me fond 4 166 667 lekë.
– Materiale konsumi për ADN me fond 5 291 667 lekë.
– Shërbim mirëmbajtjeje teknike të pajisjeve të kondicionimit dhe kabineteve të sistemit Datacom me fond 1 890 000 lekë.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





