DURRËS, 7 korrik 2015 –  Komisariati i policisë i Shijakut njofton se ka arrestuar në flagrancë Dritan Shehajn, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Radë (Manzë) ka shkaktuar një aksident rrugor. Duke drejtuar “Ford”-in me targë AA 519 EN, 32-vjeçari ka goditur një karrocë, që po i jepte Sh. D., 72 vjeç. I moshuari u çua me urgjencë në spitalin publik rajonal Durrës. Pas mjekimit të kujdesshëm viktima është jashtë rrezikut për jetën. Për forcat ligjzbatuese Shehaj ka bërë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/