TIRANË, 28 korrik 2013 – Një shtetase italiane ka rënë pre e një tentative grabitjeje me dhunë, pasditen e sotme në qendër të Trianës.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 19:15 pranë Muzeut ‘Historik Kombëtar’ në kryeqytet. Një fëmijë 10-vjecar ka tentuar të grabisë varësen e një turisteje italiane duke e tërhequr nga qafa. Në ndihmë të shtetases së huaj ka ardhur menjëherë policia rrugore, e cila ka parandaluar grabitjen.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se shtetasja italiane është dëmtuar lehtë në qafë, si pasojë e tërheqjes me dhunë. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të 10-vjecarit. Ende nuk dihet nëse autori i grabitjes ka qenë i vetëm apo i shoqëruar nga persona të tjerë.
(burimi/Balkanweb)





