TIRANË, nëntor 2013 – Një vajzë e re 25-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës me hedhje nga kati i 7-të i një pallati. Vajza ka hipur në dritaren e banesës së saj, në katin e shtatë të një pallati dhe kërcënonte se do të hidhej prej andej. Ka qenë fillimisht babai i saj që ka telefonuar policinë për situatën ku ndodhej vajza. Akti i vetëflijimit me të cilin kërcënonte vajza e re ka ngritur në këmbë forcat e policisë së Komisariatit Nr. 3, forcat RENEA dhe ato zjarrëfikëse. Për rreth 1 orë e gjysmë, efektivët e policisë negociuan me vajzën duke e bindur që të tërhiqet nga akti i rëndë që do kryente. 
Nuk dihen ende arsyet, të cila e çuan vajzën të ndërmerrte këtë hap, i cili do t`i kushtonte jetën, por policia është duke e marrë në pyetje vajzën për të zbardhur edhe motivet e ngjarjes.