TIRANE, 12 mars 2013 – Një i ri i komunitetit rom kërcënoi për rreth 30 minuta se do të hidhej nga taraca e një pallati shumëkatësh në Tiranë.

Duket se shkaku që e shtyu 28 vjeçarin Gentian Gega të hidhej nga kati i 13-të ishte dëshpërimi, sepse ishte ndarë nga e dashura. Për 30 minuta me rradhë policët komunikuan me të riun, derisa e bindën të hiqte dorë nga akti ekstrem.

Ngjarja është regjistruar në një nga pallatet në zonën e ish-fushës së Aviacionit në kryeqytet. 

28 vjeçari kishte një lidhje dashurie me të vajzë 18 vjeçare, por vendimi i kësaj të fundit për ta lënë nuk është përballuar nga Gega, i cili preferonte më mirë vdekjen sesa të jetonte pa të dashurën.

Gjatë momenteve kur ai kërcënonte të hidhej, poshte pallatit ka mbërritur edhe e dashura e tij, që bashkë me policinë i kanë kthyer mendjen 28 vjeçarit që ka pranuar të zbresë nga taraca e pallatit ku kishte hipur.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/