TIRANE, 4 nëntor  – Ndërsa presidenti grek Karolos Papoulias po zhvillon takime me personalitetet e larta të shtetit shqiptar, tre të rinj në Tiranë i kanë vënë flakën flamurit helen, në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit grek. Mësohet se tre djemtë e rinj kanë djegur flamurin grek, rreth orës 16:00, pranë sheshit ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet. Policia e Tiranës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar tre të rinjtë në komisariatin numër 1. Identiteti i të rinjve nuk bëhet ende i ditur.