15 qershor 2015 – Gjashtë të mitur dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë, gjithashtu e mitur. Rasti në fjalë është denoncuar në Komisariatin Nr.4. në Tiranë, dhe pas kësaj policia ka nisur hetimet.
Ndaj 6 të miturve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës së tyre. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur një ditë më parë, rreth orës 11:00, të paradites, në ambientet e një instituti në Tiranë. Të miturit akuzohen për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/