Një 75-vjeçar, në Tiranë, ka tentuar të vetëvritet, por është ndaluar në kohë nga familjarët. Burimet policore bëjnë të ditur se i moshuari M. K. tentoi të vritej me thikë në banesën e tij, në rrugën “Sitki Çiço”.
Pas lajmërimit, në banesën në fjalë kanë mbërritur uniformat blu, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar plakun në këtë vendim. Njoftohet se i moshuari M. K. është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e vendimit të tij mbeten ende të panjohura.





