TIRANË,5 nëntor 2013 – Shtatë automjete janë përfshirë në një aksident rreth orës 08:30 të ditës së sotme në zonën e njohur si Ura e Peshkatarit në Tiranë. Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar. Mësohet se në aksident është përfshirë edhe një automjet me targa diplomatike. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun e aksidentit. 

 

/balkanweb/