TIRANE, 3 prill 2013– Një aksident ka ndodhur në zonën e Bathores në periferi të kryeqytetit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një makinë e cila po ecte me shpejtësi ka përplasur një vajzë 26-vjeçare, e cila ishte duke kaluar rrugën dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.

Ishte vetë drejtuesi i mjetit, ai që çoi të plagosurën në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e shpejtë, ndërsa nga ana e policisë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.