8 janar 2014 – Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku mësohet se dy persona janë përplasur nga një automjet tip Volkswagen me targa AA 5351A.   Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve, por ata janë transportuar me urgjencë në spital me makina të rastit.  Policia e Tiranës bën me dije se drejtuesi i mjetit,  23 vjeçari Aldo Lekaj është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pak minuta më ai vonë është kapur.