Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, me anë të një njoftimi për shtyp, shprehet se mbështet me forcë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Më tej në komunikatë thuhet se sot ekspertë teknikë nga Shtetet e Bashkuara bënë një prezantim në parlamentin shqiptar mbi praktikat më të suksesshme për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë.

"Sot, ekspertë teknikë nga Shtetet e Bashkuara bënë një prezantim në parlamentin shqiptar mbi praktikat më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë. Prezantimi u organizua nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara, në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit të miratuar së fundi. Ambasada mirëpret përpjekjet e parlamentit për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji të rëndësishëm, dhe mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin,” – thuhet në njoftimin e Ambasadës se Shteteve te Bashkuara.