Javën e kaluar, Gjermania ka riatdhesuar 255 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkuar atje për të kërkuar azil. Ambasada e Gjermanisë në Tiranë njofton tashmë çdo javë numrin e të riatdhesuarve, me qëllim dekurajimin e të tjerëve për të mos kërkuar azil.

“Gjatë javës së shkuar u riatdhesuan në Tiranë nga Gjermania rreth 255 shtetas shqiptarë,” – thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.

Gjatë muajve të fundit, autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se do të vijojnë të kthejnë azilkërkuesit shqiptarë, pasi Shqipëria konsiderohet vend i sigurt.