Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka lajmëruar se kanë filluar të refuzojnë vizat për gjyqtarët e korruptuar. Ambasadori Lu, gjatë një komunikimi me publikun në rrjetet sociale, thotë se "“Korrupsioni është një prioritet kryesor i qeverisë së SHBA në Shqipëri." "Ne jemi duke ndërmarrë masat tona dhe me shoqërinë civile dhe udhëheqësit shqiptarë. Vitin e kaluar pamë sesi partitë politike hoqën disa kandidatë kriminelë nga zgjedhjet. Politikanë të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale janë arrestuar apo kanë dhënë dorëheqjen. Mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin. Së fundmi, qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen disa gjykatësve të korruptuar, duke iu refuzuar apo anuluar vizën. Ky është vetëm fillimi. Kemi më shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin," – shprehet ambasadori amerikan Lu.