Duke folur për njësinë special të hetimit për korrupsion në nivelet e larta, ambasadori amerikan Donald Lu dha detaje teknike që nga përzgjedhja, stërvitja dhe monitorimi i tyre. "Gjithçka, – tha ambasadori Lu, – do të financohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës."

"Po pse duhet të besojnë shqiptarët e zakonshëm se këta policë të posaçëm do të jenë përtej ndikimeve dhe korrupsionit? Për shkak se Shtetet e Bashkuara do të investojnë që ajo të jetë e tillë. Ne kemi vënë mënjanë miliona dollarë për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve. Trajnimi i tyre do të zhvillohet në Akademinë e FBI në SHBA. Një agjent i FBI do të caktohet në Tiranë për të mbështetur krijimin e kësaj organizate. Të gjithë policët e Byrosë do të kalojnë përmes testeve të dallimit të gënjeshtrave, i njohur ndryshe si testi i poligrafit. Llogaritë e tyre bankare do të mbikëqyren për t’u siguruar se ata nuk po marrin ryshfet, ose që nuk po punojnë për krimin e organizuar," – tha ambasadori amerikan Donald Lu.