Ambasadori amerikan Donald Lu, i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, ka vizituar familjet rome, në zonën e Bregut të Lumit, në kryeqytet, ku u ka premtuar se do të ndërhyjë për gjetjen e një strehimi alternativ. Reshjet e ditëve të fundit shkaktuan përmbytjen e banesave të tyre.

Ambasadori Lu ka lënë mënjanë impenjimet e tij për reformën në drejtësi dhe takimet me majat më të larta të shtetit, dhe është ulur “gju më gju” me më të dobtit.

Dipplomati amerikan, pasi ka dëgjuar shqetësimin kryesor të dhjetra familjeve rome të mbetura pa shtëpi, ka thënë se do të ndihmojë për zgjidhjen e këtij problemi. “Do të bisedojmë me Bashkinë se si të rregullohet një mjedis më i mirë për t’iu akomoduar ju,” – ka thënë ambasadori amerikan Lu.