Policia ka arrestuar dy persona të kërkuar për mashtrim dhe shpërdorim detyre në Tiranë. 

Në pranga ka rënë shtetasi A. M., 30 vjeç, i dënuar me 4 vite burg për "Mashtrim" dhe shtetasi A. G., 41 vjeç, i dënuar për veprën penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën".

"30-vjeçari, banues në Tiranë, u premtonte shtetasve të ndryshëm punësim në Kanada në këmbim të shumave monetare. Të dy rezultojnë të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë,"- njofton policia.