Arrestohet i riu 22-vjeçar që goditi punonjësin e Policisë Rrugore, në Tiranë. Burimet zyrtare policore bëjnë të disur se, pas identifikimit të personit dhe dokumentimit të ngjarjes, shtetasi A. G. është arrestuar.
Një natë më parë, një punonjës i Policisë Rrugore është goditur me mjete të forta, ndërsa ishte në krye të detyrës. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në kryqëzimin e “Librit Universitar”, ku polici i ka kërkuar drejtuesit të mjetit tip Mercedes Benz që të ndryshonte sensin e lëvizjes në rrugën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve policore, në momentin që efektivi i Policisë Rrugore ka ndaluar automjetin dhe ka nisur të plotësojë gjobën për shkeljen e kryer, drejtuesi i automjetit e ka goditur atë me mjete të forta në fytyrë.





