Një person i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes ka rënë në pranga të Policisë së Shtetit. Operacioni i zhvilluar nga forcat e posaçme operacionale speciale ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit L. E., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij erdhi pasi, me vendim të datës 26 mars 2010 të Gjykatës së Lartë, ai është dënuar me 25 vjet heqje lirie për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje. Ky shtetas dyshohet se krimin e ka kryer në datë 15 gusht 2004, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Pasho Zotaj.





