Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Tom Dod Mamli, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje dhe plagosje. Kapja e tij u bë nga sektori i krimeve të rënda. Tom Mamli akuzohet për vrasje dhe plagosje, por policia nuk kishte arritur të arrestonte. Ai është njeri nga tre autorët e shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e shtetasit Naim Tafa, ngjarje kjo e ndodhur mesditën e 23 shtatorit 2015 në hyrje të Mamurrasit. Ai akuzohet për vrasje dhe plagosje. Gjykata e Kurbinit, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”. Krahas viktimës Tafa, në përplasjen me armë mbetën të plagosur dhe katër persona, me tyre tre kalimtarë të rastit. Sipas policisë, rreth orës 11.30, shtetasit Tom, Paulin dhe Enrik Mamli kanë rrahur dhe goditur me sende të forta kushëririn e tyre shtetasin Dorjan Mamli, pasi ky kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin e tyre me shtetasin Edmond Tafa, një konflikt që kishte lindur prej kohësh për shkak të një borxhi prej 250 mijë eurosh bëjnë të ditur burime nga grupi hetimor. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Enrik Mamli u ka thënë se kishte qëlluar për “vetëmbrojtje” pasi fillimisht kishte qëlluar Naim Tafa, viktima. Në momentin që vëllezërit Mamli po largoheshin janë goditur duke u përplasur me mjetin në të cilin lëviznin 3 djemtë e fisit Tafa. Pas përplasjes së automjeteve personat që ndodheshin në to kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, dhe për pasojë ka mbetur i vdekur Naim Tafa, 35 vjeç.
Tiranë, arrestohet njëri nga autorët e shpallur në kërkim të vrasjes në Mamurras
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit