TIRANË,28 shtator 2013 -Një fëmijë eshte aksidentuar rëndë sot paradite në kryeqytet, në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, pranë një pike karburanti. 

Fëmija i moshës 6 vjeç është përplasur nga një autobus i linjës së Kombinatit teksa po kalonte rrugën. Vogëlushi është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Në momentin e përplasjes, fëmija po mbante në dorë një copë bukë, kafshata e fundit e së cilës ndodhet në mes të rrugës. 
Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit.