Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nis axhendën e saj te takimeve në Tiranë pasditen e sotme me kryeparlamentarin Ilir Meta, rreth orës 18:50 minuta. Por, zyra e shtypit e Delegacionit të BE në Tiranë ka zbardhur axhendën e takimeve të zëvëndëspresidentes së Komisionit Evropian, ku theksohet se "vizita u shkurtua për shkak të një angazhimi urgjent." "Programi i vizitës është përshtatur, duke ruajtur pjesën më të madhe të takimeve dhe aktiviteteve," – vijon njoftimi.

Mogherini do të takohet me kryeparlamentarin Ilir Meta në 18:50 dhe më pas do të flasë në Kuvend, në orën 19:15 minuta. Po sot pasdite, përfaqësuesja e lartë e BE do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, rreth orës 19:40 minuta dhe më pas do të nënshkruhet Marrëveshja e Sigurisë në sallën e hartave të Kryerministrisë. Në përfundim të takimit, kryeministri Rama dhe Mogherini do të kenë një konferencë për shtyp.

Mogherini do të takohet me presidentin Bujar Nishani në orën 20:40. Ndërsa mëngjesin e të premtes, zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian do të takohet me kreun e opozitës Lulzim Basha, rreth orës 07:00 në ambientet e Hotel "Sheraton".