Presidenti i Hungarisë, Janos Ader, do të vizitojë nesër vendin tonë. Ai do të pritet nga presidenti Bujar Nishani, me të cilin në përfundim do të japë dhe një konferencë shtypi të përbashkët.
Axhenda e takimeve do të jetë si më poshtë, e cila njoftuar zyrtarisht nga Institucioni i Presidentit të Republikës.
- Ora 11:00 Ceremonia zyrtare e pritjes në Presidencë
- Ora 11:10 Takimi kokë më kokë i dy presidentëve
- Ora 11:30 Bisedimet zyrtare mes dy delegacioneve
- Ora 12:30 Konferenca e përbashkët për shtyp
- Ora 15:25 Pjesëmarrje e përbashkët në ekspozitën fotografike "Unë dhe Budapesti" të fotografit Roland Tasho





