TIRANE, 24 dhjetor 2013 – Dy persona të armatosur dhe të maskuar si babagjyshë të Vitit të Ri kanë shfrytëzuar atmosferën festive në një nga qendrat tregtare të Tiranës, për të grabitur një argjendari e cila ndodhej në një qendër tregtare në periferi të Tiranës. Dy “babagjyshët” e armatosur kanë kërcënuar shitësen e një argjendarie, duke arritur të marrin një shumë parash dhe bizhuteri me vlerë.
Policia ka mbërritur në qendrën tregtare dhe ka marrë në pyetje klientët, të cilët kanë thënë se nuk kanë vënë re asgjë, pasi nuk ka patur të shtëna me armë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë tip Benz ngjyrë gri me targë AA147FY, të braktisur dhe të djegur, pak kilometra larg qendrës tregtare, me të cilën grabitësit janë larguar nga vendi i krimit. Sipas burimeve nga policia, mendohet se grabitësit janë larguar me këmbë drejt zonës së Lanabregasit. Grabitësit janë përballur me një patrullë policie në Farkë, me të cilën kanë shkëmbyer zjarr dhe më pas janë detyruar ta braktisin automjetin, që rezulton të jetë në pronësi të një qytetari me banim në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Policia është vënë në kërkim të grabitësve, ndërsa errësira dhe terreni i pafavorshëm e vështirësojnë operacionin.
Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një argjendari në një qendër tregtare
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Mungesa e burrërisë, s’mund të jetë hall tjetër i PD”, Salianji nga takimi në Elbasan: Berisha na kërkon llogari përse mblidhemi, në vend që të…
Rritja e gjelit të detit me kosto të lartë, shitja zero! Importi dëmton fermerët
Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj
Mos jeni një prej tyre? Këto janë 3 shenjat e horoskopit që duhet të kenë kujdes nesër!





