Një 35-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij, pas një ataku kardiak. A. P. ishte divorcuar para disa vitesh dhe që prej asaj kohe ai nuk e kishte marrë veten, duke rënë në depresion. Ai vuante nga probleme mendore, teksa mësohet se jetonte i vetëm në banesën e tij, në rrugën “Myslym Keta”, në kryeqytet. I ndjeri është gjetur i pajetë nga babai i tij, i cili kishte shkuar për ta vizituar.
Policia dyshon për vdekje natyrale. Por, nisur nga e kaluara e personit të gjetur i vdekur dhe gjendja e tij depresive, ka filluar hetimet për ngjarjen.





