14 dhjetor 2013- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Kombinat. Burime nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në një pallat të ri në rrugën “Besim Alla” në zonën e Kombinatit, ku viktima kishte varur veten. Sipas policisë, mësohet se viktima është 57-vjeçari Pëllumb Lamçe me origjinë nga Erseka. Ai ishte babai i dy fëmijëve. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 57-vjeçarin deri në vetëvrasje.

Trupi i pajetë i tij është gjetur nga një prej djemve të viktimës, ku ky i fundit ka lajmëruar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekspertët mjeko-ligjorë të cilët kanë përcaktuar se 57-vjeçari është vetëvarur me një litar të improvizuar. Sipas familjarëve, mësohet se kohët e fundit ai kishte shfaqur shenja depresioni dhe çrregullimi psikologjik.