Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet gjatë orëve të pasdites, ku babai ka qëlluar me thikë dy vajzat e tij, njëra prej të cilave ka ndërruar jetë. Burime paraprake policore në Tiranë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ku shtetasi K. I. ka plagosur me thikë dy vajzat e tij, njëra prej të cilave ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka arrestuar babain vrasës, ndërsa është ende duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje.