Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në lajmin e bërë publik një ditë më parë, për nënën e kryeministrit Edi Rana, që ka paditur disa kushërinj për pronësinë e një apartamenti në kryeqytet. Përmes një postimi të prifilin e tij në Facebook, ish-kryeministri shkruan se pas kësaj padie qëndron vetë Edi Rama.
"Te dashur miq, populli thote pasuria te shkyen syte, – shkruan Berisha në Facebook. – Kjo ka ndodhur dhe me vellezerit Rama, Edvinin, kreun e ekzekutivit te vendit dhe vellain e tij, Olsin, kryesekserin universal, planetar te Edvinit. Mediat njoftojne se keta vellezer makute kane paditur 10 kushurinj e familjare te tyre per çeshtje trashegimie, pronesie te nje apartamenti… Vellezerit e pangopur Rama, thuhet se pas sherreve te stergjatura me kushurinjte dhe familjaret e tyre, te cilet nuk pranojne t'u njohin hise ne apartament Rames dhe Olsit, kane ngritur padi ne gjykate kunder tyre. Rama, njelloj si ne rastin e padise absurde qe beri ndaj meje, qe nuk doli vet por futi zonjen Aneta Koleka, nenen e vete dhe ne kete rast pale paditese ndaj 10 trashegimtareve te apartamentit, eshte zonja Aneta… Mjere kushurinjte çfare heqin tani qe Rama eshte kryeprokuror, kryegjykates dhe kryeminister i pronave te tyre, jo vetem qe i heq nga puna por ju merr dhe pronat."