Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë mbrëmjen e së dielës.
Një fëmijë 13 vjeç me shtetësi të huaj, që dyshohet se është nga Egjipti, ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tiranë dhe ka humbur jetën.
Sipas informacioneve, ngjarja e rëndë ka ndodhur në ish-fushën e Aviacionit në katin e 10 të një pallati.
I mituri ka qenë duke luajtur në ballkon, por dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë tragikisht në tokë.





