Një tjetër përplasje ka ndodhur në Tiranë, por tashmë mes aktivistëve të shoqërisë civile dhe Policisë së Shtetit, pranë Komisariatit Nr. 1. Një grup aktivistësh kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër shoqërimit të disa protestuesve, gjatë përballjes së sotme me Policinë Bashkiake të Tiranës tek Parku i Liqenit Artificial.

Aktivistët kishin bllokuar rrugën para Komisariatit Nr. 1, ndërkohë që atyre u është kërkuar zhbllokimin e rrugës në mënyrë që të lejohet hyrja dhe dalja e autmjeteve. Pas refuzimit të aktivistëve, Policia e Shtetit ka përdorur forcën për zhvendosjen e tyre, duke shoqëruar katër prej tyre.