Një 36-vjëçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi gjatë tre ditëve ka kryer tre vjedhje. Sipas informacioneve të policisë, 36-vjeçari rezulton I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

“Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i 3 vjedhjeve, shtetasi M. K., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas: -më datë 06.03.2026, ka vjedhur 1 bicikletë elektrike, në Rrugën e Kavajës; -më datë 07.03.2026, i ka vjedhur varësen, një shtetaseje, në bulevardin “Gjergj Fishta”; -më datë 08.03.2026, i ka vjedhur portofolin, një shtetasi, në rrugën “Avni Rustemi”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.