1shtator 2015 – Një kalimtar mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme i përplasur nga makina në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi pak metra para QTU-së, në kilometrin e pestë të rrugës nacionale. Makina po udhëtonte drejt Durrësit, kur ka marrë paara kalimtarin.
Nuk dihet ende nëse viktima po ecte përgjatë aksit apo ka tentuar të kalojë nga njëra zonë në tjetrën. Në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik, nuk ka mbikalime, pasi ato janë më parë ose pas tij.
/portali DurrësLajm/