TIRANE, 2 korrik 2013 – Rreth orës 02:15 minuta të ditës së martë ka ndodhur një shpërthim eksplozivi në rrugën “Ali Demi”, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”. 

Eksplozivi ishte vendosur në mjetin tip “Volswagen” me targë TR 4077 L, në pronësi të shtetasit Altin Zerani, i cili është punonjës i Bashkisë Tiranë. 

Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për identifikimin e autorëve.