TIRANE,12 shtator 2013- Një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer sot në makinën  private të shefit të krimeve në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, Artur Hyka.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur, Ura e Gjerosës në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit të sotëm.Efektivi i lartë i policisë së kryeqytetit në momentin e shpërthimit nuk ka qenë në makinën e tij, tip Benz.Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por ende nuk ka asnjë të dyshuar kryesor.Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

 

/panorama/