16 nëntor 2013-TIRANE-  Mengjesin e sotem  në Tiranë, në QSUT pranë urgjencës së spitalit nr. 2 një makinë është përfshirë nga flakët. Makina tip ‘Volswagen’ TR3420U e cila ishte  parkuar pranë urgjencës së QSUT është ndezur në flakë dhe është shkrumbuar brenda pak minutash. Nga kjo ngjarje  mësohet se nuk ka të lënduar. Zjarrfikësit kanë shuar flakët ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Ngjarja e dytë u shënua në Elbasan, në lagjen 11 Nëntori. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, kur mjeti tip Lancia me targa TR 3127 C në pronësi të shtetasit A.D ka qenë i parkuar.  Zjarrfikëset lokalizuan flakët, ndërsa nisën hetimet, ku pista kryesore dyshohet ajo e një konflikti të mundshëm te pronarit.